Javier Mascherano thotë se Lionel Messi është i dëshpëruar dhe i frustruar pas fillimit të keq të Argjentinës ndaj Kupës së Botës.
Argjentina rrezikon shumë që të eliminohet para kohe nga Kupa e Botës he për këtë Messi është shumë i stresuar dhe ende nuk po gjen një zgjidhje, shkruan tabloidi britanik “The SUN”.
Messi, i cili festoi ditëlindjen e tij të 31 me një tortë të dielën, nuk e ka mendjen të festojë por si të kualifikohet në raundin tjetër.
“Leo është mirë por e shikoj që kohët e fundit është i frustuar për shkak se gjërat nuk po shkojnë siç duhet. Të gjithë jemi në këtë situatë”, tha fillimisht ish lojtari i Barcelonës.
“Ai është njeri dhe ai ka frustrimet e tij, por ai është i dëshpëruar për ta kthyer situatën në favorin tonë. Ai dëshiron t’i tregojë botës një imazh të ndryshëm dhe këtë mund ta bëjë vetëm ai. Ka një peshë të madh mbi supe.
Nuk ka presionin vetëm të një kombi por të gjithë botës që pret maksimumin nga ai”, përfundoi Mascherano, shkruan syri.net.
Të martën Argjentina do të luajë ndeshjen e fundit dhe vendimtare ku do të synojë të mposhtë Nigerinë dhe të shpresojë që Kroacia të mposhtë Islandën.