AUTORITETET TUNIZIANE: UJI I GJELBËR MUND TË JETË KANCEROGJEN
Media te shumta boterore raportojne per krijimin papritur te nje liqene në mes të shkretëtirës. Pjesa me ujë është formuar rreth 25 km nga qyteti i Gafsa, ne jug te Tunizise, në një vend ku zotëronte thatësira.

E zbuluar nga disa barinj, ajo është konsiderur si një mrekulli nga pjesa më e madhe e popullsisë lokale, duke u bërë shumë shpejt një vend joshës për turistët. Më shumë se 600 persona bëjnë tani plazh në liqenin e ri. Autoritetet kanë lajmëruar popullsinë, se uji i cili nga ngjyre blu kristal është bërë jeshil, mund të jetë kancerogjen. Liqeni i Gafsa-s, sipas mbrojtjes civile tuniziane, ka një vëllim prej një milion metra kub ujë, sipërfaqe 1 hektarë dhe thellësi nga 10 deri në 18 metra. Asnjë shpjegim zyrtar nuk ka deri tani për fenomenin, por disa gjeologë spekulojnë duke thënë se aktiviteti sizmik mund të ketë shkaktuar krijimin e këtij liqeni.

 

 

 

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/xFsVCcTIDUE?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakREAGOJNË ISH-LULFTËTARËT: UÇK S’KA PRERË KOKA
Artikulli tjetërKALIMERA POETIKE 2014