Ky liqen i jashtëzakonshëm gjendet në Victoria të Australisë. Ai merr ngjyrë rozë për shkak të algave që gjenden në ujë.
Liqeni ka një veti të veçantë pasi ndryshon ngjyrën në varësi të motit, dhe kjo ndodh pikërisht për shkak se algat mbledhin pigmentin rozë në bazë të disa rrethanave të caktuara, siç është niveli i madh i kripës në ujë dhe temperaturat e larta. Gjatë muajve të nxehtë të verës kripa reflekton dritën e diellit, gjë që e bën ujin të duket i bardhë.