Kryeministri Edi Rama ka uruar ndjekësit për një ditë të mbarë dhe ka dhënë një lajm të mirë për qytetin e Pukës. Rama thotë se shumë shpejt do lindin pikat e agroturizmit përmes të cilës do të rritet turizmi e ekonomia lokale e kësaj zone në veri.

Statusi i plotë i Ramës:MIRËMËNGJES dhe me këtë përsëritje të fotos së mëparshme në video, të këtij liqeni në mes të qytetit, ku shumë shpejt do të lindin pikat e agroturizmit dhe falë edhe të cilit do të rritet turizmi e ekonomia lokale, ju uroj një ditë të mbarë.Qyteti i Pukës prej muajit maj 2017, është duke përjetuar një ndërhyrje të rëndësishme për rikualifikimin e qendrës së qytetit të Pukës dhe Liqenit të Vogël. Investimi synon ta shndërrojë qytetin e Pukës dhe rrethinat e tij në një destinacion turistik gjithëvjetor nëpërmjet urbanizimit dhe rijetësimit të shesheve të qytetit dhe hapësirave përreth liqenit të vogël.

Projekti parashikon ndërhyrje në sheshin para Bashkisë, i cili përbën pjesën më vitale të qytetit, pasi aty ndodhen institucione të rëndësishme administrative dhe kulturore. Sheshi do të jetë tërësisht këmbësor dhe në qendër të tij, do të vendoset një pasqyrë ujore.

Artikulli paraprakNDIHMA EKONOMIKE, PROBLEME EDHE NË LEZHË
Artikulli tjetërZONAT MALORE DHE NGËRÇI I NDIHMËS EKONOMIKE