Keto pamje flasin per masakren që vazhdon ti behet liqenit te Shkodres nga derdhja e pandalur e ujrave te zeza ne shtratin e tij.

Pamjet të ofrohen në mes të ditës dhe askush nga institucionet përgjegjëse nuk përgjigjet

Derdhja e ujrave te zeza ne liqenin e Shkodres dhe ne lumin Buna , jo vetem ndot ekosistemin por shkakton po ashtu dhe deme te medha tek gjallesat dhe shendeti i njerezve permes konsumimit te peshkut.

Kjo ndotje ndikon direkt edhe në largimin apo dëmtimin e resurseve peshkore. Më përpara ujrat e zeza të qytetit derdheshin në lumin Drinë në pjesën hyrëse të qytetit vetëm pak metra pas urës se Bahcallekut.

Më vonë derdhja e këtyre ujrave u zhvendos përgjatë shëtitores së molos së urës së Bunës.Me situatën e krijuar aktualisht, një sipërfaqe e konsiderueshme që laget nga ujrat e lumit Buna është kthyer në një mocal të vërtetë ku gjen gjithcka ndotëse prej disa vitesh ujrat e zeza te qytetit te Shkodres perfundojne ne kete liqen, fenomen ky qe akoma nuk po gjen zgjedhje.

Ky aset i cmuar eshte lene teresisht ne harrese duke i shkaktuar nje dem ne zhvillimin e zones por dhe turizmit. Por ujrat e zeza nuk jane I vetmi faktor qe cdo dite e me teper po e kthejne liqenin e Shkodres ne nje mocal te vertet,

pasi edhe hedhja e inerteve dhe mbeturnave te ndryshem dhe ndertimi i by passit, cilesohen nga ambjentalistet si shkatrrimtaret e vertet te kesaj bukurie natyrore.

Nderkohe nga ana tjeter, perballe kesaj situate nuk ka asnje perpjekje dhe asnje iniciative per te bere pastrimin e tij, nga institucionet pergjegjese.

Artikulli paraprakSHKODËR, ANULLOHEN ZGJEDHJET STUDENTORE
Artikulli tjetërSHKODËR, AKSIDENTOHET NJË PERSON ME MOTOR