Kryeministri Edi Rama premtoi para të rinjve shkodranë se do e ktheje liqenin e Shkodrës në një nga pikat më atraktive të qytetit.

Pavarësisht se nuk tregoi një projekt konkret se cfarë përfshin investimi për të cilin foli, kreu I qeverisë e krahasoi liqenin me Lungomaren e Vlores dhe pedonalen e Himarës. Megjithatë ky nuk është premtimi I parë që bëhet për Liqenin e Shkodrës dhe Shirokën. Kjo e fundit nuk I ngjan më një pike turistike, pavarësisht se qytetarët kanë zgjedhur të mos e braktisin.

Këta të fundit, megjithëse mosbesues, shprehen përsëri optimistë për premtimin që Kryeministri Rama bëri në Shkodër. Një tjetër premtim për ndërhyrje në infrastrukturë që Kryeministri Rama bëri gjatë vizitiës në Shkodër ishte edhe rruga Shkodër-Shirokë.

Artikulli paraprakCUNGU: NUK E PO E NJOH KËTË VLLAZNI!
Artikulli tjetër“FAMILJA, NJË BURIM I DRITËS SË JETËS”