Është më shumë se mahnitës. Një shëtitje e shkurtër të përballë me pamjen e rrallë të liqenit të Shkodrës.
Ky dimër i ka bërë një surprizë të bukur duke ngrirë një pjesë të konsiderueshme. Pak reshje bore kanë mjaftuar për ta veshur me një petk bardhësie. Një pamje ideale për piktorët por edhe fanatikët e natyrës. Pamja magjepse ka shumë vite që nuk është përsëritur e madje në përmasa të tilla me sipërfaqen e ngrirë të liqenit por edhe borën mbi të është ndër rastet tejet të rralla. Qetësia absolute dhe Shiroka me malin e Taraboshit përballë të rrëmbëjnë.
Përhumb thellë në natyrë e ndërsa çlirohesh në ajrin e pastër, klimën dhe pamjen E papërsëritshme. Lundrat presin peshkatarët e ndërsa lloje të ndryshme shpendësh gjallërojnë në atë pak hapësirë të bregut që nuk është ngrirë. Uji i ngrirë, bardhësia mbi të, mali si një plak i thinjur janë një harmonizim natyror që suprizoi shkodranët në këto ditë dimri!