Moratoriumi që ndalon gjuetinë e kafshëve dhe shpendëve të egër, ka bërë që në liqenin e Shkodrës, të rikthehen shumë shpendë të migruar në kohën e gjuetisë pa kriter.

Një ndër shpendët e rikthyer në liqen është edhe Pelikani Kaçurrel, një specie që shkoi gati në zhdukje disa vite më parë dhe që është tepër i rrallë në Ballkan.

Ata janë kthyer në habitatin e tyre dhe kanë filluar ta shumojnë atë.Sipas Drejtorit të Agjencisë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Agim Dardha, zbatimi i moratoriumit por cështë më kryesorja ndërgjegjësimi i qytetarëve ka dhënë efektet e tij pozitive.

Sipas drejtorit Dardha censusi ujor për këtë vit dha një rezultat të kënaqshëm ku deri tani tani rezultojnë rreth 40 mijë shpendë ujor në të gjitha basenet ujore të qarkut Shkodër, një shifër kjo më e lartë se vitin e kaluar.

Administrata e Zonave të Mbrojtura është në gatishmëri për të ndaluar këdo që shkel ligjin

Artikulli paraprakGRILË, FSHATI ME UJË TË NDOTUR
Artikulli tjetërSHKODËR, NXËNËSIT NJË ORË KËSHILLTARË BASHKIAK