Me fjalët “Liri, Pavarësi, Demokraci” të ish-presidentit Ibrahim Rugova, presidentja Vjosa Osmani ka nisur të mërkurën adresimin në Parlamentin Evropian.

“Sot ai vizion i Rugovës, heronjve tanë dhe popullit tonë është realitet. Kosova sot është e lirë. Kosova sot është e pavarur. Dhe Kosova sot është një fener i demokracisë”, ka thënë Osmani para eurodeputetëve në adresimin e saj.

“Presidenti Rugova e konsideroi çmimin si njohje të sakrificës së popullit të Kosovës dhe luftës së tij për liri, por më e rëndësishmja ai përdori pikërisht këtë platformë për të kërkuar mbështetjen e deputetëve të atëhershëm për t’u bashkuar në emër të vlerave të cilat ky Union i përfaqëson. Ai kërkoi që Evropa të bashkohej në mbrojtje të një populli të shtypur”, ka thënë ajo.

Sipas Osmanit ky fjalim i dha shpresë popullit të Kosovës.

Artikulli paraprakDITA BOTËRORE E DHURIMIT TË GJAKUT, MANASTIRLIU: TË FUQIZOJMË RRJETIN E DHURUESVE VULLNETARË PËR FËMIJËT TALASEMIKË
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E DHURIMIT TË GJAKUT