Dita ndërkombëtare e Lirisë së mediave ka qenë sërish një motiv për të ndarë dy forcat politike më të mëdha në vend.

I pari që reagoi ishte kryedemokrati Lulzim Basha, i cili tha se mediat dhe gazetarët në Shqipëri janë më pak të lira se më parë, e ndërsa premtoi se me ardhjen e tij në pushtet kjo gjë do të ndryshojë.

Megjithatë, kur nuk kaluan as 60 sekonda, ka ardhur kundërpërgjigjja e kryeministrit Edi Rama.

Në një reagim të shkurtër, Rama e ka cilësuar deklaratën e Bashës për lirinë e medias, si një komedi të zymtë, pasi sipas tij vjen nga personi që ka rrahur dhe ka shantazuar deri më tani gazetarët.

“Ç’komedi e zymtë me djegësit, rrahësit e shantazhuesit e deridjeshëm të gazetave, gazetarëve e mediave që flasin në emër të lirisë së tyre! Po shyqyr ka gjykatës për të gjithë dhe për të gjithë sa bëhen e thuhen, vjen dita e gjykimit me votë. P

a merak, vonon po nuk harron 2012-shi…”, tha kryeministri Edi Rama.

Artikulli paraprakNGUJOHEN FAMILJET E AUTORËVE TË VRASJES SË DY KUSHËRINJVE NË LAÇ
Artikulli tjetërMARRIN LICENCËN NGA FSHF, KUSH JANË TRAJNERËT E RINJ NË FUTBOLLIN SHQIPTAR