Liria Ekonomike,Shqipëria fiton 20 pozicione, e 13-ta në botë

Shqipëria ka fituar 50 pozicione në dy vjet në vlerësimin ndërkombëtar lidhur me lirinë ekonomike. Këtë e konfirmon raporti më i fundit i “Heritage Foundation”, sipas të cilit Shqipëria renditet e 13-ta në Botë në indeksin e lirisë ekonomike 2017. Raporti në fjalë publikohet çdo vit nga “Heritage Foundation”. Vendi ynë rezulton kështu të jetë përmirësuar me 20 pozicione në renditje, duke zbritur kështu në vendin e 13-të, nga vendi i 33-të i një viti më parë. Ky indeks është ndër më prestigjiozët në nivel ndërkombëtar. Sipas tij, Shqipëria arrin në vend të parë në rajon, ndërkohë që një vit më parë qendronte pas vetëm Bullgarisë dhe Rumanisë. Një vit më parë, Shqipërias u vlerësua në rritje me 30 pozicione. Në këtë raport, “Heritage Foundation” merr në vlerësim 186 shtete në të gjithë globin. Në vend të parë në rang global qendron Hong Kongu i ndjekur nga Lichtenchtein.

Artikulli paraprakQEVERIA LETËR AMBASADËS – CALL CENTER: NËSE S’KA MARRËVESHJE IKIM. NA KËRKOJNË NË RUMANI
Artikulli tjetërGJYQTARI NIKOLLI: KODI PENAL STRUKTURË KOMUNISTE