SIPAS RAPORTIT BËHET ME DIJE SE KJO RËNIE NGA DOBËSIMI I LIRISË NË BIZNES . Liria ekonomike në vendin tonë ka pësuar rënie në krahasim me një vit më parë. Kjo konstatohet në raportin vjetor për Indeksin e Lirisë Ekonomike në botë, botuar nga Fondacioni Heritage.

Sipas këtij raporti kjo rënie vjen për shkak të dobësimit të lirisë në biznes, asaj fiskale dhe në investime. Por vlerësimet më të ulta, Shqipëria i ka në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe të drejtës së pronës. Shqipëria klasifikohet si një vend me liri të moderuar ekonomike dhe renditet e 63 mes 186 vendeve të përfshira në studim, dhe e  29-ta, mes 43 vendeve të Evropës. Ky klasifikim shënon një ulje nga një vit më parë, kur vendi renditej respektivisht i 54 në botë dhe 25 në Evropë. Një rënie e ndjeshme prej 7.5 pikësh vihet re tek liria e biznesit. Në raport thuhet se pavarësisht nga reformat e kohëve të fundit, mjedisi jo efiçent i biznesit ende pengon zhvillimin e përgjithshëm ekonomik. Për të dyja këto fusha, pronat dhe korrupsioni, vlerësimi është ndër më të ulëtit mes 10 kategorive të lirive ekonomike, megjithëse përsa i takon gjendjes së korrupsionit është shënuar një përparim i lehtë. Klasifikimi në raport bëhet duke analizuar 10 liri ekonomike që vlerësohen maksimalisht me 100 pikë. Rënia e sivjetme, është e para në 5 vitet e fundit.

Artikulli paraprak70 VJETORI I ÇLIRIMIT TË HEBRENJVE NGA SOVJETIKËT
Artikulli tjetërAGJENSIA SHTETËRORE PËR FËMIJËT, SHQYRTON RASTIN E BAJZËS