Temperaturat e ftohta të ditëve të fundit, të cilat kanë regjistruar vlera negative në Shkodër, janë një problem tepër shqetësues për banorët e komunitetit egjiptian të lagjes “Liria”.

Me kushte të vështira jetese, këta banorë vuajnë për gjërat më minimale të jetës. Pa ngrohje dhe me shtëpi të amortizuara, e gjithë kjo lagje vuan të ftohtin e këtij villim marsi.

Çfarë bie jashtë, bie edhe brenda. Në familjen Bajrami situata është tejet e vështirë, në një hapësirë me pak metra katror jetojnë pesë persona, mes të ftohtit dhe të varfërisë ekstreme.

Banorët e lagjes “Liria” vuajnë herë pas here edhe mungesën e furnizimit me energji elektrike, përderisa janë të detyruar që pjesën më të madhe të të ardhurave nga pensionet dhe mbledhja e kanaçeve, t’i shpenzojnë për dru zjarri.

Prej kohësh banorët e lagjes “Liria” ankohen për mungesë të vëmendjes nga ana e shtetit. E vetmja e ardhur e tyre janë kanaçet, ndërsa stina e dimrit vështorëson gjendjen e tyre jashtë mase.

 

Artikulli paraprakANA E MALIT, FRIKË PËR PËRMBYTJE
Artikulli tjetërNUK FILLON MËSIMI NË ZONAT MALORE