Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga bashkia Shkodër vijon pa ndërprerje. Në zonën e Rusit e cila është një prej pikave më problematike rajoni numër 3 bashkë me policinë bashkike kanë nisur lirimin e trotuareve.

Tregtarët kanë debatuar me kryetarin e rajonit i cili ka kërkuar heqjen e tezgave të frutave.Kreu i rajonit numër 3 Alfred Marena shprehet se lirimi i trotuareve pranë tregut të Rusit po shoqërohet me vështirësi.Pjesa tjetër e trotuareve është liruar pothuajse krejtësisht nga tregtarët ambulant dhe tashmë e njëjta gjë synohet edhe me fermerët në Rus që duke mos patur një vend tjetër prej vitesh tregtojnë në trotuare.

Artikulli paraprakNGA TROTUARI NË RRUGË, TREGTARËT: S’KEMI KU TË SHKOJMË
Artikulli tjetërHAPËSIRAT PUBLIKE, AS PEMËT DHE LULET NUK SHPËTOJNË