Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Shkodrës.Gjatë ditës së djeshme, 03.07.2023 Policia Bashkiake ka vepruar në rrugën “Edit Durham” duke bërë të mundur lirim e trotuareve dhe hapsirave të zëna përgjatë këtij segmenti rrugorë.

Gjatë punës të shërbimeve në terren janë marrë gjithsej 10 masa administrative, 5 masa administrative për zënie të hapësirës publike me vlerë 38.000 lek, 5 masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugorë me vlerë 5000 lek.

Gjithashtu janë lënë edhe 18 akt-kontrolle subjekteve të ndryshme në vijim të planit të punës.Ndërkohë në Zyrën me 1 Ndalesë janë kryer 10 aplikime për shfrytëzim hapësire publike, 1 për shitës ambulant dhe 3 aplikime për parkimi.

Duke vlerësuar bashkëpunimin e qytetarëve që po ndikon pozitivisht në dhënien e rezultateve të shpejta, Bashkia Shkodër përsëritë apelin ndaj subjekteve dhe individëve që t’i lirojnë vullnetarisht hapësirat e zëna në mënyrë abuzive, në rast të kundërt institucionet përgjegjëse do të veprojnë me forcën e ligjit.

Artikulli paraprakSOT 4 KORRIKU, BEGAJ: MIRËNJOHËS DHE KRENARË PËR HISTORINË QË LIDH SHQIPËRINË DHE SHTETET E BASHKUARA
Artikulli tjetërMINISTRJA E FINANCAVE: PËR 3-MUJORIN E PARË TË 2023 RRITJA EKONOMIKE ISHTE 2.7%