Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikolic, deklaroi se vendimi i gjykatës franceze për lirimin me kusht të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj

është “tregues i refuzimit të aktakuzës së autoriteteve serbe, dhe se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë dhënë direktiva për refuzimin e kësaj aktakuze”. “Unë besoj se BE-ja i ka dhënë një direktivë të tillë të gjitha shteteve anëtare. Në marrëdhënie të tilla nuk do të ketë drejtësi për viktimat e pafajshme serbe të krimeve të luftës të kryera nga shqiptarët,” tha kreu i shtetit serb për “Veçernje Novosti”. Haradinaj u lirua me kusht të enjten nga gjykata në Colmar të Francës, e bazuar në këtë vendim ai do të duhet të qëndrojë në Francë dhe të paraqitet tek autoritetet dy herë në javë. Ish-kryeministri i Kosovës u ndalua një javë më parë nga autoritetet franceze teksa udhëtonte me familjen.

Artikulli paraprak“SHPËTON” SËRISH GJYQTARJA
Artikulli tjetërSTUHIA E DËBORËS ‘EGON’ GODET FRANCËN E GJERMANINË