Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një takim urgjent me drejtues të degës së PD në Durrës dhe këshilltarët e djathtë në Bashki lidhur me lirimin me kusht të ish-kreut të bandës së Durrësit, Lulzim Berisha.
Partia Demokratike thotë se pas lirimit të ish-kreut të bandës së Durrësit qëndron kryeministri Edi Rama. Kreu i Departamentit të Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj në një deklaratë të pak ditëve më parë tha se lirimi i Lul Berishës është një hapësirë që merr krimi më shumë në kurriz të ligjit. Sipas tij, banda e Durrësit ka qenë në krah të PS-së dhe Ramës në zgjedhjet e kaluara, duke kërcënuar qytetarët.