Ish-ministri i Drejtësisë në kohën e qeverisë Rama 1, Ylli Manjani ka reaguar pas lirimit nga burgu të ish-deputetit Mark Frroku. Në një postim në Facebook, ai thotë se vazhdojnë të qëndrojnë në burg banorë të Kukësit të cilët protestuan për taksën e rrugës së Kombit.

Reagimi i Ylli Manjanit

U lirua Mark Frroku?!

Po mire. Fundja një ditë do lirohej dhe ai, pavarësisht krimit për të cilin u dënua.

Por, kujtoj se janë ende në burg 4 Shqiptarë nga Kukësi, kot fare! Vetëm pse protestuan për një të drejtë të ligjshme!!!

Kjo nuk quhet drejtësi!

E përsëris propozimim:

PARLAMENTI TË BËJË NJË AMNISTI PËR QYTETARËT, që ndiqen penalisht vetëm pse protestojnë!

Po të duan projektin, e përgatis në çast!

Artikulli paraprakU ARRESTUA PËR MASHTRIM, LIROHET NDËRTUESI RAPUSH HOXHOLLI
Artikulli tjetërBUSHATI NË GREQI PËR TË ARDHMEN E EUROPËS