Lirohen 12 shtetasit grek të shoqëruar pas varrimit të Konstandinos Kacifas ditën e djeshme në Bularat. Burime bënë të ditur se 12 personat e shoqëruar u liruan në orën 02:00 të mëngjesit dhe mes tyre edhe ekstremisti grek Babis Karathano.
Po kështu mësohet se 12 personat e shoqëruar pas lirimit do procedohen të lirë.
Shoqërimi i shtetasve grekë ka ardhur pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të 35-vjecarit Kacifas gjatë ditës së djeshme
në fshatin Bularat si dhe bllokimit të rrugës për më shumë se 10 minuta në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.
Të shoqëruarit janë marrë në pyetje dhe janë verifikuar nëse kanë qenë përgjegjës për bllokimin e rrugës si dhe nëse kanë kaluar kufirin ilegalisht apo në mënyrë të rregullt.
Mësohet së në Komisariat ka shkuar dje edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule për të kërkuar sqarime në lidhje me shoqërimin e 12 shtetasve grekë.
Ndërkohë, mediat greke raportojnë se përveç ekstremistit Karathanos i cili printe sot arkëmortin me trupin e pajetë të Kacifës është shoqëruar edhe Thoma Stefo, ish-kreu i Këshillit drejtues të OMONIA, Kristo Duçi, ish-kreu i komunës Dropull si dhe Andrea Kurti.
Ne ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas morën pjesë mbi 1 mijë grekë të ardhur nga shteti helen, ndërsa nuk munguan thirrjet anti-shqiptare.