Aksioni Anti-Informalitet ka vijuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit dhe Vlorës, ku janë liruar 2000m2 plazh dhe janë proceduar 12 pronarë subjektesh.

Konkretisht në qytetin e Durrësit 2000m2 plazh i zaptuar në mënyrë të kundërligjshme i është rikthyer pushuesve. Për këtë janë proceduar L. B., F. B., O. D., F. R., A. C., S. B., të gjithë banues në Durrës, të cilit ishin ndëshkuar me parë edhe nga Policia Bashkiake.

Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se këta pronarë kishin zënë me çadra plazhi, hapësirat publike në bregun e detit pa leje nga organet përkatëse. Mbi ta rëndon akuzë për një sërë veprash penale “Zënia e hapësirave publike”, “Fshehja e të ardhurave”, “Moslëshimi i kuponit tatimor”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”.

Ndërkohë, në qytetin e Vlorës janë proceduar penalisht 6 administratorë biznesesh në Radhimë dhe Himarë, konkretisht. D., P. K, M. K, M. Dh., S. Sh., A. Z..

Procedimi penal ka nisur ndaj tyre sepse nga kontrollet e ushtruara në plazhet e Radhimës dhe Gjipesë, është konstatuar se këto biznese kanë pasur me mungesë të theksuar dokumentacioni, nuk lëshonin kupona tatimorë dhe nuk kishin kontratë qiraje me Bashkitë përkatëse

Artikulli paraprakFADROMA I DEL NGA RRUGA, PLAGOSET 51 VJEÇARI
Artikulli tjetërRRAHU DHE KËRCËNOI ME ARMË BABAIN VIHET NË PRANGA, POLICIA I GJEN ARME NË BANESË