Gjykata e Durrësit nxori nga qelia 6 efektivët e Policisë Kufitare të vënë në pranga me akuzën se merrnin deri në 1000 euro për të kaluar ilegalisht drejt Italisë persona me probleme me Ligjin.

Togat e zeza e vlerësuan të ligjshëm arrestimin e kontrollorëve të pasaportave në Portin e Durrësin e Durrësit, por vendosën që hetimi ndaj tyre të vijojë me masa të lehta sigurie.

Greta Batusha, do qëndrojë në arrest shtëpie, ndërsa për Dorina Doganaj, Juliana Kurraj, Durim Zeka, Arjan Gjyzeli, dhe Gëzim Çaça, u caktua masa e sigurisë detyrim paraqitje.

Ata kishin detyrë të bënin kontrollon e pasaportave, por sipas burimeve nga grupi hetimor gjatë kësaj procedure kanë bërë të mundur kalimin e personave me rekorde kriminale ose të ndaluar në zonën Shëngen, duke shmangur sistemin TIMS.

Për këtë ata merrnin shuma që varionin mbi 1000 euro. Ndërsa për persona që nuk kishin garanci ose problematike në dokumentacion, pagesa për të lejuar kalimin varionte nga 100 deri në 300 euro.

Hetimet për fenomenin kishin nisur në vitin 2018, ndërsa gjatë aksionit të koduar “Kontrollori” punonjësve të Policisë iu kap në cilësinë e provës materiale 2175 euro, të dyshuara se janë përfituar në mënyrë korruptive.

Hetimet ndërkohë vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në mbështetjen e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Artikulli paraprak103 DEMOKRATË NGA LISTA VIJUESE HEQIN DORË NGA MANDATI
Artikulli tjetërKRYEMADHI PASI TAKOI BASHEN: VERA DO NISË ME ZGJEDHJE PARLAMENTARE, JO LOKALE