Trotuaret pranë fakultetit të shkencave të edukimit dhe spitalit rajonal të Shkodrës janë zgjuar me një hapësirë të liruar totalisht.
Policia bashkiake nuk është përqendruar vetëm në tregun e Rusit por edhe në zona të tjera ku tregtarët e vegjël kanë zënë hapësirat. Tregtarët nuk janë kundër lirimit të hapësirave publike por shprehen se nuk i është gjetur një vend tjetër për të shitur. Të ardhurat e vetme për familjet e këtyre tregtarëve janë vetëm fitimi i pakët që vjen nga shitja e rrobave. Policia bashkiake e Shkodrës është e vendosur për të liruar hapësirat publike por ajo që mbetet një ngërç i pazgjidhur është se ende për tregtarët nuk është gjetur një vend tjetër për të shitur.