Tashmë janë liruar kosovarët që janë ndaluar nga autoritetet kufitare serbe në vendkalimin Kroaci-Serbi. Ata u ndaluan pak orë pasi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës u dha drita e gjelbër për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë. Ndalimi i tyre ka nxitur reagime të shumta. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me këto veprime. Serbia po hakmerret ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
Edhe Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia shkeli Marrëveshjen e Lëvizjes së Lirë. Ndërkohë ende nuk dihet për kosovarët e ndaluar në vendkalimin kufitar Serbi – Hungari. Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka njoftuar edhe për ndalimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës te “Dheu i Bardhë”.
Ai tha se qytetarët atje po mbahen me orë të tëra nga autoritetet serbe.