Gjykata e Durrësit ka liruar dy ish zyrtarë të arrestuar në lidhje me ndërtimet vrasëse në qytetin bregdetar. Ish kreu ALUIZNIT, Arben ISAKU dhe një inspektor i IKMT u nxorën nga qelia me garanci pasurore. Në burg kanë mbetur vetëm tre persona nga të arrestuarit pas tërmetit të 26 nëntor.
Dy zyrtarë të arrestuar për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit kanë dalë qelia me garanci pasurore.Ish-drejtori i ALUIZNIT, Arben Isaku dhe Klajdi Lame, ish-inspektor i IKMT janë liruar nga burgu me vendim gjykate.
Ka qenë gjyqtari Paulin Cera që më herët i kishte lënë në arrest me burg që ka pranuar kërkesën për ti liruar me garanci pasurore.
Isaku u la i lirë kundrejt garancisë pasurore 1 milion lekë të rinj, ndërsa Lame kundrejt garancisë prej 1.1 milionë lekë.
Ish-kreu i Aluizni-t akuzohej për “Shpërdorim detyre”.
Arben Isaku është arrestuar edhe njëherë më parë kur akuzohej se legalizoi me letra false truallin në zonën e plazhit por më pas në gusht të 2019 u lirua po nga Gjykata.
Ndërkohë Klajdi Lame, u arrestua nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, për shembjen e pallatit 6-katësh ku humbën jetën dy persona.
Në qeli pas këtij vendimi jkanë mbetur 79 vjecari Rruzhdi Xheka, ndërtuesi informal i Mia Mares ku humbën jetën 2 shtetas, dhe Kujtim Hasa, 53 vjeç, ish-shef i shërbimeve në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Brendshme.
Prokuroria e Durrësit ka ngritur ndaj tyre akuzat “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Vrasja me dashje” dhe “Vrasja në rrethana cilësuese” të një ose me shumë personave të kryer në mënyrë indirekte.
9 persona të tjerë ndërkohë mbeten në kërkim për ndërtimet vrasëse që shkaktuan 23 viktima në qytetin bregdetar.