Tetë ambasadorë të Kosovës janë liruar nga detyra pasi iu kishte përfunduar mandati. Mediat në Kosovës bëjnë me dije se janë larguar nga detyra ambasadorët e Kosovës në Serbi,
në Francë, në Turqi, Slloveni, Arabi Saudite, Maqedoni, Bullgari dhe Britani të Madhe.
Konkretisht, është liruar nga detyra Valdet Sadiku ambasador në Serb, Edon Cana ambasador në Francë, Avni Spahiu ambasador në Turqi, Nexhmi Rexhepi ambasador në Slloveni,
Rexhep Boja ambasador në Arabinë Saudite, Ylber Hasa ambasador në Maqedoni, Shpend Kallaba ambasador në Bullgari dhe Lirim Grejçevcit ambasador në Britain.
Në të gjitha këto shtete, Presidenti Hashim Thaçi pritet të dekretojë ambasadorët e rinj.