Gjykata e Apelit ka lënë të lirë Gjergj Cukalin, i arrestuar për vrasjen e ish-efektivit, Arben Bilali në 30 janar të këtij viti.

Në seancën e sotme, gjykata vendosi të zëvendësojë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.
Identifikimi i Cukalit si autor i dyshuar u bë nga analizat e ADN-se te marra nga një shishe ujë gjendur në makinën e përdorur pas vrasjes së Bilalit.

Si ndodhi ngjarja?
Ngjarja e rëndë u shënua pasditen e 30 janarit të këtij viti, ku ish-polici, Bilali, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi para banesës së tij në zonën e Selitës.

Mësohet se autorët e kanë ndjekur nga zona e “Vasil Shantos” 50 vjeçarin dhe e kanë gjurmuar deri në hyrje të banesës, ku më pas kanë shtënë me një armë automatike me silenciator. Për shkak se arma ka qenë automatike të shtënat janë dëgjuar dhe nga dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes.

Jashtë kamerave ata tregojnë çfarë kanë parë: Një automjet tip benz është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe më pas kanë parë familjarët e viktimës që janë afruar.

Artikulli paraprakKED E PËRJASHTOI, NIS PROCEDURA E VERIFIKIMIT PËR KANDIDATEN ZHAKLINA PETO
Artikulli tjetërSHALL LESHI DHE NUMRI 8-TË, JA KUPTIMI I LOGOS SË KUPËS SË BOTËS 2022