Lirohen ish-deputeti i Partisë Demokratike Aurel Bylykbashi. Prokurori Ritvan Suka kishte kërkuar arrest me burg për ta por gjyqtari Taulant Tafa vendosi lirimin e tij.

Ndërkohë gjyqtari la në burg kryetarët e degëve të Partisë Demokratike të Librazhdit e Prrenjasit, Arjan Karriqi dhe Bujar Vreto.

Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në tubime të paligjshme, pengim të qarkullimit, pengim të subjekteve zgjedhore.

– Bujar Vreto, 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd) në arrest me burg.
– Aurel Bylykbashi, 53 vjeç, nga Elbasani (ish deputet i PD)lirohet
– Erlind Gurra, 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd) lirohet.

– Arjan Karriqi, 43 vjeç, nga Prrenjasi (Kryetari i Degës së PD-së, Prrenjas) në arrest me burg
– Leonard Ozuni, 31 vjeç, nga Piskashi; (sekretari i PD-së, dega Prrenjas)lirohet.

– Bujar Kojku, 54 vjeç, nga Librazhdi në arrest me burg burg
– Dashamir Boja, 47 vjeç, nga Shtërmeni në arrest me burg burg

Artikulli paraprakRREZIKOI TË MBYTEJ NË DET, SHPËTOHET NGA PUSHUESIT GRUAJA KOSOVARE NË VELIPOJË
Artikulli tjetërBIE NGA 20 METRA LARTËSI, HUMB JETËN PUNONJËSJA E BASHKISË