BABAI I EGLISONIT DO TË SHKOJË TEK DJALI I TIJ 7-VJEÇAR PAS LIRIMIT NGA GJYKATA. Naim Dyli fiton lirinë. 37-vjeçari do të shkojë tek djali i tij, Eglisoni 7-vjeçar. Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër vendosi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Naim Dylin i cili të enjten e javës së kalaur rilidhir energjinë elektrike për t’i shpëtuar jetën të birit sepse kishte nevojë për pompën e oksigjenit që në gjuhën mjekësore quhet aparati aerosol dhe funksionon me korent.

Prokurori i çështjes Vat Staka kërkoi gjykim të drejtpërdrejtë për Naim Dyli, kërkesë që Gjykata e Shkodrës e pranoi. Gjyqtari i çështjes Sokol Hoxha pasi shqyrtoi këtë rast mori vendimin për ta liruar 37-vjeçarin. Gjykata në vendimin e saj shprehet se u vendos caktimi i sigurisë “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore, parashikuar nga neni 234 I kodit të proçedurës penale duke urdhëruar të dyshuarin Naim Shefik Dyli që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër një herë në javë, çdo të hëne në ora 11:00. Në këtë mënyrë gjykata urdhëroii ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe lirimin e të dyshuarit Naim Dyli nga dhomat e paraburgimit. 37-vjeçari u arrestua me 19 shkurt sepse vendosi në punë matësin e energjisë elektrike sepse djali i tij Eglisoni, atë natë kishte një krizë që e përkeqësoi gjëndjen shëndetësore dhe medoemos duhej vënë në punë pompa e oksigjenit, gjë për të cilën u arrestua. Pas një sensibilizimi që “Star Plus” e inicioi me një kronikë në edicionet informative duke se misioni është arritur që Naim Dyli të jetë i lirë.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/Fwzg79IsV9I” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakTAFILI NGA BURGU, KREU DISA VRASJE ME POROSI
Artikulli tjetërÇMIMET OSCAR, SHPALLEN FITUESIT PËR VITIN 2015-të