Martin Shkreli, sipërmarrësi shqiptar i “Pharma Bro”, që rriti çmimin e një ilaçi kundër HIV-it me 5000% dhe u bë simbol i lakmisë së korporatave në Wall Street, është liruar nga burgu.

Në një deklaratë të dhënë ditën e mërkurën nga Byroja Federale e Burgjeve thuhej se ai ishte vendosur drejt një banese ish-të burgosurish në gjendje gjysmë-lirie për të vazhduar atje dënimin e mbetur.

Lirimi i tij para kohe ishte meritë e sjelljes sw mirë në burg dhe për përfundimin e programeve të edukimit dhe rehabilitimit ndërkohë që ai ishte në burg.

“Ne mund të konfirmojmë transferimin e Martin Shkrelit më 18 maj 2022, nga Institucioni Federal Korrektues (FCI) Allenwood Low në izolimin e komunitetit të mbikëqyrur nga Zyra e Menaxhimit të Rikthimit në Rezidencë Banesore (RRM) të Byrosë së Burgjeve (BOP) në Nju York ,” thuhet në deklaratë.

“Kam kënaqësinë të raportoj se Martin Shkreli është liruar nga burgu i Allenwood dhe është transferuar në një BOP në gjysmë të rrugës pasi kishte përfunduar të gjitha programet që lejuan shkurtimin e dënimit të tij me burg”, tha Avokati i tij, Benjamin Brafman duke konfirmua lirimin e tij.

Shkreli pritet të mbarojë vuajtjen e dënimit në 14 shtator 2022.

Në një postim në Facebook të mërkurën, Shkreli postoi një ‘selfie’ të tij në një makinë me një pulovër gri dhe syze të zeza me mbishkrimin: “Të dalësh nga burgu i vërtetë është më i lehtë sesa të dalësh nga burgu në Twitter”.

Nëse gjithccka shkon mirë, ai mund të lirohet plotësisht në 14 shtator të këtij viti.

Duket se Martin Shkreli ka plotësuar me sukses të gjitha programet e nevojshme për lirim të parakohshëm, bëri të ditur avokati i tij, Ben Brafman.

Shkreli në fillim të këtij viti, 39-vjeçari u përjashtua përgjithmonë nga industria farmaceutike dhe u gjobit me 64.6 milionë dollarë nga një gjykatë amerikane pasi Komisioni Federal i Tregtisë dhe shtatë shtete ngritën një çështje kundër tij.

Artikulli paraprakSPAK FIRMOS URDHËRARRESTE, POLICIA NË AKSION NË DISA QYTETE
Artikulli tjetërBLINKEN: 215 MILIONË DOLLARË NDIHMË URGJENTE USHQIMORE PËR UKRAINËN