Lirohet nga detyra Drejtori Ekzekutiv i Autoritetet të Aviacionit Civil
Me vendim të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra e Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetet të Aviacionit Civil Aleksandër Lipivani. Në vend të tij është emëruar Flamur Çelaj. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 12, pika 1, 14 e 15, shkronja “a”, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave vendosi: 1. Z. Aleksandër Lipivani, drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil, lirohet nga kjo detyrë. 2. Z. Flamur Çelaj emërohet drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.