Rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm, pas orësh të tëra në polici është liruar studentja që i hodhi salcë në kokë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Mirela Ruko është pritur nga miq e aktivistë, të cilët qëndruan gjatë gjihë kohës para komisariatit në mbështetje të saj duke bërë thirrje për lirimin. “Pak momente më parë, pas mbajtjes së padrejtë për më tepër se 10 orë në ambientet e komisariatit nr.1, dhe po kaq orë qëndresë nga studentë, aktivistë e qytetarë, më në fund aktivistja Mirela Ruko u lirua”- njofton Lëvizja për Universitetin, në një postim në faqen e vet në FB. Ajo falënderon të gjithë për mbështetjen dhe solidaritetin dhe jep një mesazh, që nuk duhet të lërë indiferentë pushtetarët. “Rezistenca do të vazhdojë, edhe më e fortë! Pushtetarët nuk kanë parë gjë akoma! Për Universitetin, Për Shoqërinë!”- thuhet më tej.

Artikulli paraprakRAMA:FRIKE NGA KUSHTETUESJA SE DO TE PENGOJE VETTINGUN
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI I JAPONISË: KAM BESIM TË MADH TEK TRUMP