Prej dy ditësh bashkia Shkodër ka liruar trotuaret në sheshin “Rus I madh” dhe rrugën “Europa”. Ky aksion ka prekur edhe tregtarët ambulantë të cilët prej vitesh shesin në këtë zonë në informalitet. Një aksion ei tillë, e përsëritur vit pas viti ka indinjuar këto tregtarë të cilët tregojnë se vështirësitë ekonomike I detyrojnë të shesin në rrugë, ndërkohë që prej 2 ditësh nuk kanë arritur as të shesin prodhimet e tyre.

Ata kërkojnë që bashkia Shkodër të ndërtojë një treg për shitësit ambulantë.

Ndërkohë ka edhe qytetarë të cilët janë kundër këtyre aksioneve, për sa kohë që ende nuk ka një hapësirë me të gjitha standartet dedikuar këtyre tregtarëve.

Kjo nuk është hera e parë që bashkia Shkodër ndërmerr aksione në këtë zonë për lirimin e hapësirave publike. Këto aksione, aq sa janë të nevojshme, ndikojnë negativisht në jetën e të gjithë fermerëve që disa herë gjatë javës shfrytëzojnë këtë zonë për të shitur prodhimet bujqësore në tokat e tyre.

Artikulli paraprakPALLATI ISH REZERVAVE, SHKAMBI: JAM UNË PRONARI
Artikulli tjetër13 AKTIVITETE PËR TURISTËT NË SHKODËR