Tetë muaj pas arrestimit, gjykata e Tiranës ka liruar me kusht Arkimed Lushajn, reperin e njohur me emrin Stresi.
Gjykata e dënoi Stresin me 3 vite burg por për shkak të gjykimi të shkurtuar dënimi është ulur në 2 vjet, ndërsa togat e zeza vendosën të pezullojnë pjesën e mbetur të dënimit, duke urdhëruar lirimin e tij dhe lënien në liri me kusht.
Drejtësia e ka dënuar Stresin vetëm për armëmbajtje, ndërsa akuza për kokainën dhe grup kriminal ka rënë.Stresi u arrestua më 17 tetor 2018 .
Ai ishte përgjuar teksa kishte thënë se ia kishte hedhur forcave Shqiponja, pasi kishte hedhur armën në momentin kur ishin afruar efektive në afërsi të shkollës “Partizani”.
Pas këtij përgjimi, në momentin ku i ekzekutohej kjo masë policia i gjeti ne hotel edhe një armë tjetër.
Gjatë kontrollit blic, Stresit iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël kokaine, një armë zjarri pistoletë e tipit “Beretta” si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.
Këngëtari nuk i ka për herë të parë prangat, pasi kohë më parë arriti të arratisej nga ambientet e komisariatit 3 ne kryeqytet ku ishte shoqëruar për një vepër tjetër penale.