Këshilli i Ministrave ka miratuar listën e re të barnave me rimbursim e cila do të hyjë në fuqi me 1 qershor të këtij viti.
Drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor në Shkodër Arvit Osja tregon se janë 1118 alternativa tregtare në këtë listë, nga të cilat 539 janë barna alternative të para dhe në krahasim me vitin e kaluar janë shtuar 49 të tilla sepse në 2015-ën përfshihen 490 medikamente tek barnat alternative të para. Drejtori Osja bën me dije edhe kategoritë që do të përfitojnë barnat me rimbursim të cilat do të jenë grupe si pensionistët, invalid të plotë, fëmijë 0-12 muaj apo edhe kategori të tjera siç janë të verbërit apo jetimët. Në listën e re të barnave të rimbursueshme të këtij viti përveç shtimit të numrit, çmimet e miratuara kanë një ulje prej 6.9% në krahasim me çmimet e aplikuara në 2015. Me anë të shtimin të 49 barnave të para synohet një përmirësim për qytetarët të cilët përfitojnë rimbursimin.