Cassetti contenenti farmaci all'interno di una farmacia a Roma, in una immagine di archivio. ANSA/VIRGINIA FARNETI

Vendosja e listës së re të barnave të rimbursueshme është kritikuar shumë. Pasi Zëri i Amerikës e trajtoi si problematikë, ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Ai akuzoi ‘kryeministrin portal’ se me heqjen e barnave nga lista, i ka hequr qytetarëve të drejtën për të jetuar.

Vasili nënvizoi se i ka shkuar personalisht Ramës për këto problem kritik për pacientët që preken nga lista, por përgjigjet e kryeministrit sipas tij kanë qenë ‘budallalleqe kolosale’

Me anë të një psotimi në Facebook, Vasili tha se rama po tallet me problemet e njerëzve.

Deklarata e plotë:

Kryeministri portal nuk e sheh listen e barnave ndersa Zeri i Amerikes po.

Lista e barnave kishte mjaft probleme dhe absurditete qe bien ne kurriz te qytetareve.

I jam drejtuar publikisht kryeministrit portal, qe t’i zgjidhe dhe te lere propaganden me shendetin sepse problemet ishin kritike per pacientet me kete liste.

Pergjigjet e tija dhe e te tijve kane budallalleqe kolosale nga ato qe vetem ky kryeminister mund t’i thote.

Ky llafazan ambulant tall dhe perqesh cdo hall te njerezve por lista e barnave e kaloi cdo kufi sepse dora e kryeministrit u hoqi edhe te drejten e jetes qytetareve duke u hequr barnat nga lista apo duke u vene kufizime çnjerezore.

Te nderuar miq ndiqeni nje kronike shume profesionale te Zerit te Amerikes.

 

 

Artikulli paraprakMAKINAT LUKSOZE, JA SKEMA PËR SHMANGIEN E DETYRIMIT DOGANOR
Artikulli tjetërMETA PRITET NGA PRESIDENTJA E MALTËS: TË FORCOJMË MARRËDHËNIET DYPALËSHE