Ky është Prel Luli, një banorë nga fshati Baks i Velipojës në Shkodër emri i të cilit u shfaq si spiu i Shërbimit Informativ në listat e publikuara nga hakerat iranian disa kohë më parë. 65 vjeçari e ka mësuar një gjë të tillë pas 10 muajsh. Menjëherë shtetasi Prel Luli sapo ka parë foton e tij në listë si spiun ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Shkodrës duke kërkuar pastrimin e figurës së tij.

65 vjeçari thotë se pas publikimit të fotos së tij si spiun i SHISH banorët e fshatit janë distancuar nga ai ndaj edhe është shqetësuar duke bërë kallëzimin në prokurori.
Prel Luli thotë se e vetmja punë e tij është bujqësia dhe jetesa për të si fshatar është e vështirë duke mohuar çdo lidhje të mundshme me spiunimin.

Në fund të tetorit të vitit 2022 hakerat iranian publikuan katër lista me rreth një mijë emra e foto të personave që mendohet se kanë qenë apo janë spiun të policisë së shtetit dhe Shërbimit Informativ. Këta lista shteti shqiptar që nga ajo kohë nuk i ka konfirmuar asnjëherë si të sakta dhe zyrtare.

Artikulli paraprakZJARR NË BANESË, SHPËTOJNË FAMILJARËT
Artikulli tjetërHOT I RI – POSTRIBË, RRUGA E “AKSIDENTEVE”