Lista e kandidatëve e paplotë KQZ 24 orë afat demokratëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka lënë 24 orë afat Partisë Demokratike për të plotësuar listën e kandidatëve për deputetë dhe dokumentacionin shoqërues në të 12 qarqet e vendit. Propozimi ishte i përfaqësuesit, i cili u miratua me 4 vota të anëtarëve të KQZ. Mbledhja e KQZ u shoqërua me mjaft debate mes përfaqësuesve të majtë dhe të djathtë. Juristi i PS në KQZ, Eridian Salianji kërkoi miratimin e listës me 94 emra, aq sa edhe ka dorëzuar PD, por ky qëndrim hasi në kundërshtimin e kryetarit të KQZ, Klement Zguri. Sipas Zgurit, PD mund t’i bëjë ndryshime listës deri në momentin kur ajo të miratohet nga KQZ. PD ka dorëzuar një listë kandidatësh me vetëm 94 emra nga 140 të mundshëm. Afati i vendosur nga KQZ, detyron PD-në të plotësojë listat me kandidatë në të gjitha qarqet e vendit. Selia blu ende nuk ka dhënë sqarime mbi arsyet se pse ka dorëzuar një listë të paplotë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.