Të gjithë kandidatët në zgjedhje të jenë të barabartë dhe jo disa të nënës e disa të njerkës. Me këtë kërkesë u bënë bashkë para Gjykatës Kushtetues deputetë të opozitës që nuk janë pranë Berishës dhe parti të reja të vogla që pretendojnë të hyjnë në parlament. Kërkesat e 7 partive, mes tyre ajo e LZHK-së së Dash Shehit, ajo e Bashës, e Nismës Thurrje dhe e Adriatik Lapajt, kanë vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese kundër ndryshimeve PD-PS të Kodit Zgjedhor fund korrikun e kaluar. Sipas tyre listat e deputetëve duhet të jenë 100 % të hapura, dhe të mos jetë 1/3 e mbyllur, siç u dakordësia nga dy të mëdhatë e politikës. Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi e quajti iniciativën e tyre përmes ankimimit në Kushtetuese si të domosdoshme për demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Ai i kërkoi anëtarëve të gjykatës Kushtetuese të shqyrtojnë a është e moralshme kjo marrëveshje PS e PD e kthyer tashmë në ligj

“Ky ligj që është sot i ka të gjithë elementet për të qenë kushtetues. Ju mund ta kaloni por dhe mund ta ndryshoni. Unë them se gjykata Kushtetuese duhet të shkojë në thelb të ligjit. Maxhorancat kanë të drejtën e vet të bëjnë ligje. Në këtë rast kemi një marrëveshjes mes dy maxhorancave, PD e PS, por gjykata Kushtetuese nuk është thjesht për të mbrojtur maxhorancën apo për ti dhënë të drejtë, por për të mbrojtur minorancën. Kështu garantohen të gjithë palët. Edhe zotërinjtë e dy palëve të maxhorancës që kanë bërë këtë marrëveshje që është kthyer me ligj të ruajnë të drejtat e veta që kanë pretenduar por dhe pjesa tjetër e shqiptarëve që mendojnë për ndryshim të kenë mundësi të marrin të drejtat e veta. Kanë bërë një gardh, kanë rrethuar kundërshtarët e vet që tia bëjnë të pamundur të konkurojnë politikisht.

Si mendoni a mund të mbushë një parti 1/3 e votave që ti burojë e drejta që të marrë një kandidat nga lista e hapur kjo është e pamundur në të gjithë territorin e Shqipërisë. A duhet patjetër që të mbash një të tretën e listës që të hyj dikush prapa që të marrë shumë më tepër vota, sesa ato kanë hyrë në listën e mbyllur është shkelje e parimit, se nuk jemi të barabartë. Janë të gjitha shanset, do i bënit një nder të madh sensit të shtetit shqiptar. Në një farë mënyrë jo se do i bënit favor disa parti të vogla,se ato hyjnë në parti të mëdhaja. Kush do të bëhet deputet do e gjejë shtegun për tu marrë vesh, sic ka ndodhur. Nëse do i kthejmë sensit të Kushtetues, jo intepretimit klasik. Të gjithë ligjet janë të kushtetueshme, por a janë të moralshme? Prandaj ju ftova të reflektonit mbi këtë koncept” tha Shehi.

Kuvendi u përfaqësua nga Mimoza Arbri dhe Viktor Gumi të cilët kundërshtuan pezullimin. Pas dëgjimit të palëve Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e parë të tyre.

Artikulli paraprakSFIDAT E PROCESIT TË ZBATIMIT TË REKOMANDIMEVE NGA INSTITUCIONET E PAVARURA, BALLA: ZBATUESHMËRIA ËSHTË NË RRITJE
Artikulli tjetërMIRATOHET GRUPI I PUNËS SË PD PËR QARKUN SHKODËR NË ZGJEDHJET E 2025