Tre ftesa brenda pak orëve. Kryeministri Edi përmes një postimi në Twitter i kërkon opozitës jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë tryezën e Këshillit Politik që është propozuar nga Damian Gjiknuri që të mblidhet pasditen e sotme në orën 17:00.

“Sot në 17:00 është propozuar nga ana jonë përmes Damian Gjiknurit mbledhja e Këshillit Politik. Përsëris apelin për OP jashtëparlamentare që të mos e bojkotojë Këshillin Politik dhe të vijojmë dialogun tripalësh së bashku me OP parlamentare, për reflektimet e risive kushtetuese” shkruan Rama.

Mbrëmë Edi Rama dhe opozita parlamentare firmosën marrëveshjen për votimin e paktit të 5 Qershorit në Kuvend në datë 23 Qershor, ndërsa 7 ditë më pas të ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave dhe koalicionet.

Por PD-ja e kundërshton hapjen e listave duke e cilësuar si zhbërje të paktit të 5 Qershorit. Ftesa e Edi Ramës ka qenë direkte për Lulzim Bashën, i cili në takimin e parë çoi në tryezën e Këshillit Politik Gazment Bardhin.

Kryeministri Edi Rama mbrëmë iu drejtua kryedemokratit duke i thënë që të mos bëjë gabimet e së shkuarës, por të vijë në tryezë. Edhe ditën e sotme kreu i qeverisë e nisi me një mesazh të koduar, por nuk ishte e vështirë për ta kuptuar se për cilin shkonte.

Kryeministri, referuar Bashës, shkruante se “Duhen dy veta për të vërtetën”. Tashmë topi është në fushën e Lulzim Bashës…

Artikulli paraprakOKB: NGA SHQIPËRIA KANË IKUR 1.2 MLN PERSONA GJATË 1990-2020, JA ÇFARË PRITET TË NDODH DERI NË DEKADËN E ARDHSHME
Artikulli tjetërNUK JUSTIFIKON PASURINË, VETTINGU PËRJASHTON NGA SISTEMI I DREJTËSISË GJYQTARIN E APELIT SHKODËR