Kryeministri Rama i quajti si listë dëshirash, listen e paraqitur ne rrjentin social nga kryebashkiakja Ademi, por gjatë së enjtes, nuk ka munguar as reagimi i deputetit Romeo Gurakuqi.
Nuk është një listë deshirash zoti Kryeminister, por një kujtesë për Ju, për të bërë detyren njëlloj në territor dhe ndaj të gjitha komuniteteve pa diskriminim, me shpresen se mund te kete ardhur koha qe ju të reflektoni sadopak. Është një listë fillestare për thirrjemëndje, e paraqitur nga lista e gjate e pritshmërive, që komuniteti i njerëzve të lirë të qytetit tim, i parreshtuar në armatën tende të bindjes së verbër, e ka ndërtuar më kohë për Ekzekutivin e këtij vendi, që ju ende, për fat të keq e drejtoni në mënyrën tuaj të “përsonit të dobishëm”.
Dijeni zoti Kryeministër, se keni të bëni me një popull fisnik, që nuk është i përgatitur të nënshtrohet dhe të pranojë si të verteta, ato që prodhohen nga koha e genjeshtrave me fabulen e “Shqipërisë që Duam” dhe as nga aventurat me premtime madhështore për efekte elektorale. Është një popull që përherë ka bërë dallimin midis shumicave të imponuara në mënyrë “demokratike” të mbajtjes për dhuni të pushtetit me demokraci fasadë dhe jetës së individit të lirë, që nuk bie dakord me dhunën dhe tiraninë e shumicës.
Është një popull që po vuan çdo ditë nga humbja e të rinjve të arsimuar, një krahinë të cilës qeverisja juaj i ka hapur portat e ikjes përmes ndërprerjes së ushqimit, mungesës së një plani investimesh themelore strukturale, mos shpërndarjes optimale të burimeve dhe sundimit të njëanshëm të ligjit që ju keni promovuar.
Ka ardhur koha që ju ta bëni këte dallim dhe të pranoni opozitën e institucioneve përfaqësuese të Shkodrës ndaj sjelljes suaj, të pranoni mosrënien dakord të Kryetares së Bashkisë zonjës Ademi, me strukturimin tënd të shpërndarjes diskriminuese të fondeve dhe të lëshoni pa batuta pazari, pjesën e buxhetit të shtetit që i ka takuar tash katër vite Bashkisë Shkodër, nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve. Mjaft më! Bëjuni serioz, largoni nga qyteti “delegatin” stacionar me mision prozhmues ndaj autoriteteve vendore dhe respektoni lirine dhe te drejten bashkiake shkodrane” – perfundon reagimi i deputetit të partisë demokratike ne Shkodër, Romeo Gurakuqi.