Prej 3 vitesh një kanal i ujërave të zeza është kthyer në një problem për banorët në zonën e Livadeve. Më përpara kanali ka shërbyer për ujërat e bardha por që pas fillimeve për ndërtimin e By Pass-it në të derdhen ujërat e zeza.

Banorët kërkojnë nga bashkia Shkodër që të marrë masa dhe situata të ndryshojë sepse rrezikohet shëndeti i tyre. Në këtë kanal vitet e fundit ka patur edhe një ngjarje të rëndë ku një vajzë ka rënë brenda duke humbur jetën. Edhe më përpara banorët e zonës së Livadeve kanë kërkuar nga institucionet vendore dhe rajonale që të marrin masa për zgjidhjen e problemit të kanalit të ujërave të zeza por deri më tani zëri i tyre nuk është dëgjuar. Një problem për ta është edhe rruga e amortizuar prej shumë vitesh.

Artikulli paraprakRAMA: LINJË AJRORE SHQIPTARE ME NDIHMËN E “TURKISH AIRLINES”
Artikulli tjetërKOPLIKU BËHET GËRMADHË, PRONARËT KUNDËR