Edhe në zonën e Livadës në Shkodër situata për shkak të përmbytjeve nuk është aspak e mirë. Prezenca e ujit ka arritur deri ne 80 cm duke e bërë të vështirë kalimin në atë zonë. Sipas banorëve disa nga shtëpijat janë të përmbytura dhe është dashur të bëhet evakuimi i familjarëve.

Ndërkohë të rinjë të kësaj zone e kanë pasur të pamundur të shkojnë në shkoll për shkak se janë bllokuar në shtëpi nga përmbytjet.

Banorët I bëjnë thirrje strukturave shtetërore të gjejnë një zgjidhje në lidhje më situatën në të cilën ndodhen.

Prej një jave situata në atë zonë vazhdon të jetë e njëjtë. Për shkak të kushteve aspak të mira atmosferike ka pas një rrite të nivelit të ujit duke bërë që gjëndja të mos ndryshojë.

Artikulli paraprakSHKODËR, THIRREN NË PROKURORI DREJTUESIT E PD
Artikulli tjetërROMËT, PËRMBYTJET DHE BORA SHTOJNË VARFËRINË