Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë mbrëmjen e sotme në konferencë për mediat për Ukrainën.

Ai dënoi sulmin rus mbi Ukrainë dhe shtoi se Shqipëria pozicionohet në krah të SHBA dhe BE në këtë situatë.

Meta tha se Rusia duhet t’i kthehet sa më shpejt rrugës së dialogut.

“Ky përshkallëzim i pa justifikueshëm përbën shkelje të rëndë të të drejtave ndërkombëtare dhe minon. Shprehim dhimbjen e thellë për të humburin në këtë sulm. Shpreh solidaritetin e plotë me popullin e Ukrainës. Republika e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s i bashkohet thirrjes së aleancës drejtuar Rusisë për të braktisur këtë gjuhë të dhunës dhe të kthehet në rrugën e dialogut. Shqipëria qëndron unison me NATO-n dhe BE”, tha Meta.

Artikulli paraprakLAJM I FUNDIT/ OSBE EVAKUON STAFIN NGA UKRAINA
Artikulli tjetër“ALO ALO PERËNDIMI“ DEPUTETI SHQIPTAR NË PARLAMENTIN SERB: A DO TË HAPET PËR SERBINË NDONJË KAPITULL I RI PËR ANËTARËSIM NË BE?