Në Qendrën e Shfaqjeve dhe Kongreseve në Doha të Katarit ka nisur hedhja e shortit e 32 kombëtareve finaliste të Botërorit 2022, teksa do të pozicionohen në 8 grupe.

Si funksionon? – Skuadrat e kualifikuara (29, pasi 3 ende nuk janë mësuar) janë vendosur në 4 vazo, të gjitha të përcaktuara në bazë të renditjes së fundit të FIFA-s publikuar ditën e djeshme. Vendit organizator, Katarit, i bashkohet në Vazon 1, Brazili, Belgjika, Franca, Argjentina, Anglia, Spanja dhe Portugalia.

Për herë të parë në histori shorti do të hidhet pa u njohur të gjitha skuadrat finaliste. Pritet të luhen 3 “play off”-et, një në Europë, me Skocinë që do të luajë kundër Ukrainës dhe dy “play off”-et ndërkontinentale me tek ndeshje që do të luhen në qershor. Zelanda e Re do të përballet me Kosta Rikën, ndërsa Peruja pret fituesit e “play off”-it të Azisë mes Australisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Shorti nuk është i lirë – FIFA i ka ndarë skuadrat gjeografikisht, por me 13 kombëtare europiane në 8 grupe, do të thotë se 5 nga grupet do të kenë dy ekipe nga kontinenti i vjetër. Oraret e ndeshjeve do të jenë 11:00, 14:00, 17:00 dhe 20:00, duke nisur nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.

Artikulli paraprakKANDIDAT PËR SEKRETAR TË PËRGJITHSHËM TË NATO-S? AKADEMIKJA GJERMANE: RAMA DO TË PASOJË JENS STOLTENBERG
Artikulli tjetërPARLAMENTI I UKRAINËS MIRATON PROJEKTLIGJIN, SHPALL RUSINË ‘SHTET TERRORIST’