Ka nisur në Stamboll, në orën 18:00 ceremonia e hedhjes së shortit të grupeve të Champions League për sezonin e ardhshëm. 32 skuadrat e kualifikuara në këtë fazë të turneut do të mësojnë emrat e kundërshtarëve që do të kenë përballë në grupe, 8 të tilla.

VAZO 1: Bayern Munchen, Manchester City, Real Madrid, PSG, Ajax, Milan, Porto dhe Eintracht Frankfurt.

VAZO 2: Juventus, Chelsea, Barcelona, Liverpool, Atletico Madrid, Leipzig, Sevilla dhe Tottenham.

VAZO 3: Dortmund, Salzburg, Shakhtar Donetsk, Inter, Napoli, Benfica, Sporting Lisbon dhe Leverkusen.

VAZO 4: Rangers, Dinamo Zagreb, Marseille, Copenhagen, Clube Brugge, Celtic, Plzen dhe Maccabi Haifa.

Faza e grupeve nis në 6 shtator dhe përfundon në 2 nëntor për shkak të Botërorit. Finalja e këtij edicioni do të luhet në 10 qershor në Stamboll. Nuk ka skuadra ruse, Shakhtar Donetsk, kampion i Ukrainës, do t’i luajë ndeshjet si pritës jashtë vendit.

Nuk ka përplasje mes skuadrave nga i njëjti vend. Skuadrat janë ndarë sipas kampionëve të ligave me koeficientin më të mirë. Klubet pjesëmarrëse në Champions League dhe Superkupën e Europës do të ndajnë 2.032 miliardë euro.

Secili nga 32 klubet pjesëmarrëse e fillon kompeticionin me 15.64 milionë euro si “bonus” startues. Shumë të cilës mund t’i shtohen 2.8 milionë për fitore dhe 930 mijë euro për barazimin në fazën e grupeve.

Klubet që arrijnë në 1/16 do të marrin 9.6 milionë e kështu me radhë: 10.6 milionë për çerekfinalet, 12.5 milionë më shumë për gjysmëfinalet dhe 15.5 milionë për finalen. Klubi kampion do të fitojë edhe 4.5 milionë të tjera, plus 3.5 milionë për pjesëmarrjen në Superkupën e Europës dhe 1 milion shtesë në këtë event (rreth 70 mln euro në total).

Artikulli paraprak“ÇËSHTJA KOMBËTARË NË PIKËPYETJE”, META: RAMA, FIGURA MË E ERRËT E HISTORISË SË SHQIPËRISË, IA KA KALUAR DHE ESAT PASHËS
Artikulli tjetër“NA DUHEJ PËR AKUARIUMIN”, TURISTËT VJEDHIN 6 KG RËRË NË SARDENJA, VENDASIT I DENONCOJNË DHE POLICIA I GJOBIT ME 1 MIJË EURO