ANÇELOTI I MBYLL DERWN SULMUESIT RADAMEL FALCAO  .

Xherdan Shaqiri është lojtar i ri i Liverpoolit. Kështu raportojnw  Mediat angleze se Liverpooli ka arritur marrëveshje me Bayern Munichun për transferimin e Xherdan Shaqirit. Sipas tyre  krerët e The Reds kanë arritur marrëveshje me Bayern Munichun për transferimin e kosovarit.
Marrëveshja përfshinë shumën e jo më pak se 21 milionë eurosh, e cila do ta bënte Shaqirin bindshëm lojtarin më të shtrenjtë shqiptar të të gjitha kohërave. Ndryshe, Xherdani kohë më parë shprehu pakënaqësinë e tij te Bayerni, duke kërkuar më shumë minutazh.

Carlo Ancelotti “ngrin” merkaton e Realit të Madridit. Pas shtimit të zërave për një afrim të mundshëm për Radamel Falcaos, pas ndeshjes kundër Interit, tekniku italian e bën të qartë mendimin e tij.“Nuk kemi nevojë për sulmues të tjerë. Benzema është shumë i besueshëm dhe në rast alternativash mund të përdor Iscon si një sulmues të fshehur. Nuk është e rëndësishme të kemi në skuadër një qëndërsulmues që të shënojë shumë gola. Të mos harrojmë se një gjë të tillë e bën shumë mirë edhe Gareth Bale”.  Çështja e qëndërsulmuesit lidhet në mënyrë të pashmangshme me fatin e Di Marias, një lojtar që Ancelotti nuk dëshiron ta largojë.

Artikulli paraprakRRUGA “VASO KADIA” NË KAOS
Artikulli tjetërVLLAZNIA, MBYLLET SELEKSIONIMI I PARË