Jurgen Klopp ka pranuar se Liverpool do ta ketë shumë të vështirë të kalojë Arsenalin në takimin që dy klubet do të zhvillojnë mbrëmjen e nesërme.

“Të Kuqtë” do të presin “Topçinjtë” dhe Manchester United në dy ndeshjet e ardhshme të kampionatit. Dy sfida këto që do të jenë shumë të rëndësishme për sa i takon objektivit të Liverpool për të siguruar një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League. Klopp ka thënë se respekti i tij për Arsene Ëenger është rritur shumë qëkur ai e ka kuptuar se sa e vështirë është të fitosh në Angli. Gjermani ka shpjeguar gjithashtu se nuk do të kishte kuptim që ekipi i tij mundohej të zhvillonte të njëjtën lojë si kryesuesit e kampionatit. “Arsenali dhe Arsene kanë stilin e tyre, që konsiston në zotërimin e topit, kështu që nëse ne do të kërkojmë të bëjmë të njëjtën gjë nuk do të kemi asnjë shans sepse ata e bëjnë këtë prej një kohe më të gjatë”, ka thënë Klopp.  “Arsenal nuk është i aftë vetëm në zotërimin e topit, ky është problemi, ata kanë një kundërsulm të rrezikshëm. Duhet të gjejmë një zgjidhje ndryshe për t’i ndalur. Mua më pëlqen të mendoj për gjëra të tilla”. Klopp është ndeshur me Ëenger disa herë kur ka qenë në drejtim të Dortmundit, duke regjistruar një fitore, një humbje dhe dy barazime në Champions League. “Respekti im për Ëenger rritet dita ditës sepse nuk është e lehtë të punosh në Premier League. Ai është një nga trajnerët më të mirë në botë”, ka thënë Klopp.

Artikulli paraprakELSEID HYSAJ KAMPION DIMRI DHE MBROJTËSI MË I MIRË
Artikulli tjetërMANCESTER DHE NJUKASËLL 3-3, TË KUQTË S’DINË TË FITOJNË