PROKURORIA E PËRGJITHSHME VAZHDON HETIMET PËR KANDIDATËT NË 21 QERSHOR. Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për disa kandidatë të cilët dyshohet se janë me precedentë penalë e që garojnë për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Deklaratën e dha kryeprokurori Adriatik Llalla por u kujdes të mos bëjë publik asnjë emër për mediat. “Nuk kemi rezultate konkrete, vazhdojnë hetimet”, tha Llalla.

Deklaratën, Prokurori i Përgjithshëm e dha në përgjigje të interesit të medias pas firmosje së një memorandumi bashkëpunimi me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa firmosi këtë memorandum me kryetaren e KQZ, Lefterie Luzi, Llalla kërkoi bashkëpunimin e të gjitha institucioneve, mediave, por edhe qytetarëve të thjeshtë që të raportojnë çdo incident gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve. Vetëm në këtë mënyrë, -tha Llalla, -mund të garantohen zgjedhje demokratike e të ndershme.

Artikulli paraprakZEF HILA ME BANORËT E KINOKLUBIT NË VAU DEJËS
Artikulli tjetërM.MADHE, MARINAJ TAKOHET ME BANORË TË KOMUNËS GRUEMIRË