Këtë qarkore Llalla thotë se e ka firmosur referuar një shqetësimi të Ministrisë së Drejtësisë për mbipopullimin e burgjeve.
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka miratuar një qarkore, më anë të së cilës u kërkon prokurorëve që të bëjnë kujdes me aplikimin e masave të sigurisë “arrest në burg”. Ai thotë se trupa e prokurorëve duhet të të zbatojë parimin e proporcionalitetit në kërkesat drejtuar gjykatës për aplikimin e masave të sigurisë. Këtë qarkore Llalla thotë se e ka firmosur referuar një shqetësimi të Ministrisë së Drejtësisë për mbipopullimin e burgjeve. ”Numri i lartë i personave në ambjentet e paraburgimit vijon të krijojë një situatë shqetësuese, e cila i është përcjellë Prokurorisë edhe nga ana e Ministrisë së Drejtësisë. Nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve rezulton se në sistemin e burgjeve, për periudhën Janar – Dhjetor 2015, janë trajtuar 2962 të paraburgosur”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme. Llalla kërkon edhe rritjen e numrit të hetimeve kryesisht, me iniciativë të prokurorit, si edhe të shtohet numri i rasteve të gjykimit të drejtëpërdrejtë.
/ Star Plus TV /