AMBASADORI ANGLEZ: NË SHQIPËRI ËSHTË PRISHUR HARMONIA FETARE. Shumë shpejt do të ketë të dhëna për rastet kriminale të shpërthimit me tritol dhe se hetimet janë drejt fundit.

I pyetur për një sërë dosjesh mes të cilave edhe shpërthimin në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi se në ditët në vijim do të ketë të dhëna konkrete. Nga ana e tij ambasadori anglez në Shqipëri Nicholas Cannon deklaroi se është prishur harmonia fetare si shkak i xhihadistëve që predikojnë për tu bërë pjesë e ISIS. Për ambsadorin anglez kjo situatë e krijuar nuk ndikon për mirë ndaj duhen marrë masa për një normalizim të mundshëm.

[iframe width=”100%” height=”360″ src=”https://www.youtube.com/embed/sxxcyqmkq8g?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakINAGUROHET GODINA E RE E PROKURORISË SË SHKODRËS
Artikulli tjetërZAGANJORI: REFORMË NË DREJTËSI PËR KRIMET E SHËMTUARA